Harduer

Apple shet numër rekord të iPadëve dhe Mac-ëve

Oct 19 2011
0 Shpërndarje
Apple shet numër rekord të iPadëve dhe Mac-ëve

Apple gjatë të martës raportoi një numër rekord të shitjeve të pajisjeve iPad dhe Mac gjatë çerekut të tretë, por nuk i arriti shënjestrat e parapara nga analistët e Wall Street për iPhone.

Apple shiti 17 milionë iPhone, 16% më pak nga rekordi prej 20.3 milionë që i shiti në çerekun e dytë të vitit 2011 dhe një rënie e madhe në krahahsim me vlerësimet e bëra nga Wall Street që priet që shitjet të arrinin nga 20-22 milionë shitje.

Ekzekutivët e Apple fajësone shitjet më të pakta se që është parashikuara në thashetheme që ndërmarrja do ta shpaloste smartphone-in e ri, të quajtur nga shumca si “iPhone 5”. “Si rezultat i thashethemeve për produktin e ri, shitjet shënuan rënie, veçanërisht në gjysmën e dytë të çerekut krahas rritjes së spekulimeve,” tha Peter Oppenheimer, i cili është zyrtari kryesor financiar i Apple, gjatë thirrjes gjatë të martës për konferencë me analistë.

Apple do ta lëshojë pajisjen iPhone 4S në 22 shtete duke filluar më 22 tetor dhe ka premtuar që ta shes smartphone-in në 70 shtete deri në fund të vitit.

Apple shiti një rekord prej 11.2 milionë pajisje iPad, deri në 166% më tepër se sa në çerekun e njëjtë gjatë vitit 2010 dhe 20% më tepër se sa në çerekune  kaluar.

Apple shit 4.9 milionë pajisje Mac gjatë çerekut të tretë të vitit 2011, që paraqet një shifër prej milion më tepër se sa që i kishte shitur në çerekun e njëjtë të vitit të kaluar./cio.al

Lajmet e fundit>