Harduer

Apple raporton humbje për tremujorin e dytë

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Apple raporton humbje për tremujorin e dytë

Ajo që parashikonin analistët rezultoi të jetë e saktë: shitjet e iPhone kanë rënë ndërsa ato të iPadit janë rritur.

Në raportin e publikuar të martën, Apple deklaroi se kishte shitur 26 milionë iPhone dhe 17 milionë iPad, në krahasim me 35.1 milionë dhe 11.8 milionë respektivisht, në krahasim me tremujorin paraprak. Analistët besonin se shitjet do të varionin në rreth 29 milionë iPhone dhe 16 milionë iPad.

Fitimet për këtë tremujor ishin 9.23 dollarë/aksion, që do të thotë një fitim total prej 35 miliardë dollarësh. Analistët nga ana tjetër, prisnin fitime prej 10.22 dollarësh dhe një total prej 38 miliardë dollarësh. Ky është tremujori i tretë rresht që Apple raporton shitje të vlefshme në mbi 30 miliardë dollarë.

Për tremujorin pasardhës, kompania parashikon që shitjet të vazhdojnë rënien. E përkthyer në shifra, vlera do të ishte afër 34 miliardë ndërsa ajo e aksioneve pritet të ulet në 7.65 dollarë.

Megjithatë, Apple do të presë fundin e vitit për të bërë bilancin total të ecurisë, atëherë kur pritet të hidhet në treg edhe iPhone 5, produkt i cili parashikohet të gjenerojë shitje më të mëdha se paraardhësi i tij, iPhone 4. (CIO Albanian)

 

Lajmet e fundit>