Karriere

Apple punëson ishin inovatorin e kompanisë Nike

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Apple punëson ishin inovatorin e kompanisë Nike

NOKIADeri në këtë pikë, nuk është fshehtësi që Apple është e interesuar në pajisjet që mund të vishen, ku shumë informacione flasin që një produkt i ri “iWatch” do të zbulohet në një të ardhme të afërt.

Deri tani, duket që ndërmarrja ka zgjedhur njërën nga më të mirët në kategorinë e biznesit për veshje: 9to5Mac raporton që Apple ka punësuar drejtorin e studios së ndërmarrjes Nike për “Kuzhinën e Inovacionit”, Ben Shaffer. Nën udhëheqjen e Shaffer, një punonjës i Nike që nga viti 2011, Kuzhina e Inovacionit solli katër ndjekës të suksesshëm të fitnesit Fuelband, e po ashtu edhe këpucën e pazakontë, të lehtë të quajtur Flynit. Nën udhëheqjen e tij, Nike së fundi ishte emëruar si ndërmarrja më inovative e vitit 2013 nga Fast Company.

9to5Mac tregon që Shaffer do të përdorë përvojën e tij me Fuelband për të implementuar disa opsione ndjekëse të fitnesit në pajisjen e ardhshme të Apple që vishet, ndonëse deri tani nuk ka ndonjë fjalë zyrtare se çfarë do të bëjë Shaffer në Apple. Është po ashtu pothuajse e sigurt që nëse Apple e paraqet një pajisje që mund të vishet këtë vit, me gjasë ajo do të ketë pak ose aspak ndikim nga punësimi i ri i ndërmarrjes.

Sidoqoftë, një raport i fundit tregoi që Apple mund të mos e lëshojë një pajisje të tillë deri në vitin 2014, që nënkupton se mund të lihet pak hapësirë kohore për Shaffer që të bëjë përpjekje për të ndikuar në njësinë e re të ndërmarrjes në treg. Nëse kjo e përfolur rreth punësimit të Shaffer është e saktë, siç duket ai do t’i bashkohet këshilltarit për fitnes JAy Blahnik, që ishte një tjetër anëtar i skuadrës Fuelbank në Nike. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>