Karriere

Apple punëson dizenjuesin e famshëm Mark Newman

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Apple punëson dizenjuesin e famshëm Mark Newman

gsmarena_001Kompania Apple tashmë njihet për skuadrën e talentuar të zhvilluesve që zotëron. Sipas një lajmi të ri, dizajneri i famshëm industrial Mark Newson i është bashkuar kësaj skuadre.

Mark Newson do të punojë në varësi të shefit të dizajnit të kompanisë Jony Ive. Nuk dihet akoma për ndonjë projekt konkret që Newman do të marrë përsipër me afrimin tek Apple.

Mark Newson do të punojë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, ku ai aktualisht jeton. Vendi që i kanë caktuar ndodhet në një ndër ndërtesat kryesore të Apple në Cupertino, Kaliforni. Shefi i dizajnit të kompanisë Apple, Johny Ive, dhe Mark Newson janë miq të ngushtë për një kohë të gjatë. Dyshja e talentuar kanë bashkëpunuar në shumë projekte në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe kamerën Leica. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>