Karriere

Apple punëson CEO-n e kompanisë së modës Burberry për të menaxhuar dyqanet me pakicë

Oct 16 2013
0 Shpërndarje
Apple punëson CEO-n e kompanisë së modës Burberry për të menaxhuar dyqanet me pakicë

Burberry Says CEO Ahrendts to Leave for Apple as Sales GainApple ka vendosur të punësojë Angela Ahrendts, shefja ekzekutive e markës së modës Burberry, për të drejtuar dyqanet me pakicë të kompanisë.

Ahrendts do t’i bashkohet Apple si zv. Presidentja kryesore e dyqaneve fizike dhe on line me pakicë. Ajo do të jetë antare e ekipit ekzekutiv dhe do të raportojë direkt tek CEO i kompanisë, Tim Cook.

Detyra e saj do të jetë menaxhimi i strategjisë, shtrirjes më të gjerë dhe operimit të dyqaneve fizike dhe on line me pakicë. Sipas Apple, Ahrendt e cila ka qenë edhe ish – presidente e Donna Karan International, do t’i bashkohet kompanisë në pranverë.

John Browett, zv. Presidenti i mëparshëm i kompanisë, përgjegjës për dyqanet me pakicë, menaxhonte vetëm dyqanet fizike. Kompania ka njoftuar për punësimin e tij në janar të vitit 2012.

Ai filloi punë në muajin prill të atij viti, por nuk rezistoi më tepër se 6 muaj. Që prej asaj kohe ekipi përgjegjës për dyqanet me pakicë ka raportuar direkt tek Tim Cook.

Ahrendt është shefja e dytë ekzekutive e një kompanie mode që është rekrutuar nga Apple. Në korrik të këtij viti është rekrutuar Paul Deneve, ish – CEO i firmës luksoze franceze Yves Saint Laurent, si zv.President për projektet speciale i cili spekulon për produktet e reja të mundshme përfshirë këtu televizorin e Apple dhe orët e mençura. (CIO Albanian)

Tags >

AppleCEO
Lajmet e fundit>