Mobile

Apple publikon çmimet e iCloud

Aug 2 2011
0 Shpërndarje
Apple publikon çmimet e iCloud

Të hënën Apple publikoi çmimet për shërbimin e tyre më të ri, iCloud. Steve Jobs deklaroi që të gjithë pronarët e pajisjeve të Apple do të marrin 5GB hapësirë në iCloud pa pagesë. Ata që dëshirojnë hapësirë shtesë mund të shtojnë 10GB që do të ngriste hapësirën në 15GB, për 20$ në vit. 25GB kushtojnë 40$ në vit, ndërsa 55GB do të ju kushtojnë 100$ në vit.

Në krahasim me shërbime tjera si Dropbox çmimet duket të jenë të ngjashme. Përdoruesit e Dropbox kanë 2GB falas, 50GB për 120$ në vit, dhe 100GB për 240$ në vit.

Të hënën Apple lançoi edhe versionin testues beta për zhvillues të iCloud.com, që përdoruesve të regjistruar ju jep një parashfaqje të ueb aplikacioneve të ngjashme me iOS, siç janë e-maili i sinkronizuar, kontaktet, kalendarët, iWork, dhe Find My iPhone.

Megjithatë Apple nuk ka dhënë ndonjë datë zyrtare për lançimin e iCloud për publikun e gjerë, por shërbimi është i lidhur fuqishëm me iOS5, të cilin kompania ka lajmëruar se do ta sjell “këtë vjeshtë”.

Lajmet e fundit>