Business & Management

Apple promovoi Jeff Williams në pozitën e COO-së ndërsa Phill Schiller shef i ekosistemit të App Store

Dec 18 2015
0 Shpërndarje
Apple promovoi Jeff Williams në pozitën e COO-së ndërsa Phill Schiller shef i ekosistemit të App Store

jeff-williamsDitën e enjte Apple emëroi në pozitën e shefit të operacioneve, Jeff Williams, një post i cili ka qenë i zënë kohë më parë nga shefi ekzekutiv aktual i kompanisë Tim Cook.

Apple bëri të ditur se edhe Johny Srouji, një ish ekzekutiv i Intel dhe IBM, është promovuar në krye të divizionit të harduerit.

“Jeff është një ndër ekzekutivët operacional më të mirë që kemi dhe që unë kamë punuar. Gjithashtu falë arritjeve të ekipit të Johny inovacioni që kompaninë tonë nuk do të ketë të ndalur”.

Sipas Wall Street Journal, ky emërim më tepër ka qenë formal duke qenë se detyrat e COO, Jeff Williams i kishte adoptuar kohë më parë. Gjithashtu detyrat e Phil Shciller në rolin e ekzekutivit të marketingut do të zgjerohen për të mbuluar edhe ekosistemin e App Store në të gjitha platformat e Apple.

Sa i përket Williams, ai ka qenë pjesë e Apple që në 1998. Në 2004-tën ai u emërua në pozitën e zv. Presidentit të operacioneve duke drejtuar gjithë zinxhirin e prodhimit të iPhone. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>