Business & Management

Apple pritet të raportojë rënien e parë të ardhurave që nga 2001

Oct 24 2016
0 Shpërndarje
Apple pritet të raportojë rënien e parë të ardhurave që nga 2001

apple-september-2016-event-2-930x523Apple ka qenë në rrugën e duhur që prej 14 vitesh sa i përket rritjes së ardhurave. Por ka shumë gjasa që kompania të raportojë fundin e lajmeve të mira këtë javë. Raporti financiar i këtij viti fiskal i cili është mbyllur më 30 Shtator pritet të zbulojë vetëm 215.67 miliard dollar të ardhura parashikojnë analistët.

Kjo do të ishte hera e parë të Apple shënoi rënie të ardhurash. Për 2015-tën të ardhurat e kompanisë ishin 233.72 miliard dollar. Ekziston mundësia që shitjet e iPhone 7-tës të bëjnë surprizën por edhe kjo do të ishte suprizë më vehte.

Kjo rënie kurrsesi nuk është diçka e rastësishme sepse kompania ka raportuar përgjatë dy tre mujorëve të fundit rënie të të ardhurave krahasuar me një vit më parë. E gjitha nuk duket të ketë shqetësuar aspak investitorët të ciltë panë një rritje me 11% të aksioneve përgjatë gjashtë muajve të fundit në 116.60 dollar për aksion.

Megjithatë është diçka e pabesueshme të mendojmë se kjo është rënia e parë e të ardhurave që nga 2001 kur kompania raportonte 5.36 miliard dollar të ardhura nga 7.98 miliard që ishin në 2000. Në të njëjtën kohë na kujton sesa kompani e vogël ishte Apple atë kohë. Sigurisht lançimi i iPod në 2001 shënoi rikthimin epik të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>