Siguri

Apple pranon infektimin e Mac, premton pastrim

May 25 2011
0 Shpërndarje
Apple pranon infektimin e Mac, premton pastrim

altTë martën Apple premtoi një freskim për Mac OS X që do të gjej dhe të fshij softuerin mashtrues për siguri MacDefender, dhe do të paralajmëroj përdoruesit që akoma s’janë infektuar që të mos shkarkojnë programin mashtrues.

Njoftimi, si pjesë e një dokumenti përkrahës të publikuar nga kompani vonë të martën, ishte pranimi i parë publik i rrezikut të cilin ekspertet e sigurisë e quajnë “scareware” apo “rogueware.”

“Gjatë ditëve në vijim, Apple do të ofroj freskim për softuerin Mac OS X që në mënyrë automatike do të gjej dhe largoj malwaren Mac Defender dhe variacionet e tij. Freskimi gjithashtu do të ndihmoj përdoruesit në siguri me anë të një paralajmërimi eksplicit nëse shkarkojnë këtë malware,” thuhet në dokumentin e Apple.

Apple gjithashtu përmendin hapat që përdoruesit e Mac-ëve të infektuar duhet të ndërmarrin për të larguar këtë scareware.

“Kjo është një fushë e re për Apple,” that Andrew Storms ekspert për çështje sigurie në nCircle Security i cili ishte i befasuar në deklaratat e Apple. “Jo vetëm që Apple do të ndihmoj përdoruesit që të largoj MacDefender-in, por me këtë, ata gjithashtu po pranojnë që ka probleme sigurie me Sistemin Operativ Mac,” vazhdoi ai duke cekur që Apple deri tani ka ofruar vetëm mekanizëm themelor për gjetjen e malware në Mac OS X 10.6 që njihet si Snow Leopard.

MacDefender që shfaqet edhe si MacProtector dhe MacSecurity, për herë të parë është paraqitur këtë muaj kur kompania franceze Intego deklaroi që kishte zbuluar scareware.

Scareware dhe rogueware janë terme që përdoren për softuer fals të sigurisë që deklarojnë se një kompjuter personal është rëndë i infektuar me krimba, viruse, dhe malware tjerë. Posa të instalohet, softueri i tillë i bezdis përdoruesit me pop-up të vazhdueshëm dhe alarme të rrejshme derisa ata të detyrojnë përdoruesin të blejnë programe të panevojshme.

MacDefender ishte scareware i parë profesional që ka sulmuar Mac-ët.

Lajmet e fundit>