Internet

Apple po teston një përditësim të Mail në OS X Mavericks për të përmirësuar problemin

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Apple po teston një përditësim të Mail në OS X Mavericks për të përmirësuar problemin

mail1-520x197A jeni duke përjetuar probleme me aplikacionin për postë elektronike në OS X Mavericks, Mail, në veçanti me Gmail-in? Apple është në dijeni për këtë çështje dhe është duke testuar një përditësim për aplikacionin e vet Mail brenda ndërmarrjes, në mes të punëtorëve të Apple dhe po ashtu me përdoruesit në programin AppleSeed për konsumatorë të ndërmarrjes, raporton 9to5Mac.

Përditësimi, të cilit Apple i referohet si “i rëndësishëm” adreson çështjet që kanë të bëjnë me Gmail, kutitë postare të mençura (ang. smart mailboxes) dhe qëndrueshmërinë në përgjithësi. Testuesit mund të japin reagime përgjatë një kanali të dedikuar për komunikim.

Aplikacioni i përditësuar Mail, i cili është në dispozicion si një arnim, është etiketuar si Versioni 7.0, ngjashëm me atë që për momentin është duke u përdorur në OS X Mavericks, por me një numër tjetër ndërtimi. Është e paqartë nëse arnimet e bëra do të jenë në dispozicion si një përditësim i qëndrueshëm ose të palosura në OS X Mavericks 10.9.1, që pritet të lëshohet në të ardhmen e afërt. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>