Uncategorized

Apple po përballet me një tjetër padi nga ish-punonjësit e saj

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
Apple po përballet me një tjetër padi nga ish-punonjësit e saj

140723101919-apple-employees-620xaKompania Apple po përballet me një tjetër padi nga punonjësit e saj që ka të bëjë me dhunimin e të drejtave të tyre të punës. Ata kanë deklaruar se u janë mohuar pushimet gjatë turneve si dhe vaktet e ngrënies, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin e punës së shtetit të Kalifornisë.

Avokatët kanë deklaruar se më shume se 20 000 ish-punonjës së kompanisë Apple kanë mbështetur këto deklarata kundrejt saj. Krahas dhunimit të orareve të pushimit dhe vakteve përfshihet edhe zgjatja e orarit të punës deri në 5 orë. Sipas ish-punonjësve gjatë këtyre orëve ata nuk lejoheshin të bënin pushime të vogla ose të hanin diçka të shpejtë.

Disa nga punonjësit janë shprehur se kompania në shumë raste ka abuzuar edhe me pagat e tyre duke i vonuar ato. Ish-punonjësit gjithashtu u shprehën se janë provokuar, se nëse ata do të ankoheshin do të rrezikonin vendin e tyre të punës ose do të hidheshin në gjyq.

Kjo nuk është hera e parë që kompania përballet me padi të tilla mbi kushtet e punës të punëtorëve. Ky fenomen duket se është bërë trend në te gjitha kompanitë teknologjike, shembulli më i mirë që e shpjegon këtë është dëmshpërblimi prej 324 milionë dollarësh që u detyruan të paguajnë kompanitë Apple, Google , Adobe dhe Intel kundrejt punonjësve të tyre vitin e kaluar. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>