Mobile

Apple përgjigjet ndaj lançimit të S4 me një formë të re marketingu

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Apple përgjigjet ndaj lançimit të S4 me një formë të re marketingu

apple samsung1Lançimi i Galaxy S4 nga Samsung nuk është asgjë e veçantë – është thjesht një alternativë e iPhone, të paktën këtë të bën të besosh Apple nëpërmjet marketingut të pajisjes së vet të famshme.

“Në fillim është iPhone. Gjithçka tjetër qëndron pas tij.” Ky ishte një prej shkrimeve kryesore në uebfaqen e Apple, vetëm dy ditë pas prezantimit të S4. Pas këtij titulli qëndrojnë një numër i madh karakteristikash të iPhone që sipas Apple e vendosin atë në krye të çdo konkurrenti në treg.

Më poshtë po paraqesim një krahasim përmbledhës të dy produkteve:

– Tek iPhone çdo detaj dhe çdo material, veçanërisht mbështjellja prej alumini është i rafinuar dhe i konsideruar me shumë seriozitet ndërkohë që linja e re e Galaxy duket sikur është prej plastike.

– Përsa i përket rezolucionit, iPhone ka një densitet prej 8 megapiksel, ndërsa S4 e ka densitetin 13 megapiksel

– Sistemi operativ iOS është platforma e më tepër se 800 000 aplikacioneve, ndërsa S4 përfshin një mori karakteristikash të reja të softuerëve.

– iPhone ofron monitorin Retina, ndërsa Samsung vazhdimisht është dalluar për ngjyrat e ndezura.

Si përfundim lind pyetja nëse Apple ka filluar të ndjehet i frikësuar nga Galaxy S4. Publikimi i kësaj faqeje duket të jetë një kundërpërgjigje e Apple ndaj lançimit të S4. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>