Siguri

Apple përfshihet nga skandali në Australi, pushon dhjetëra punojës

Oct 13 2016
0 Shpërndarje
Apple përfshihet nga skandali në Australi, pushon dhjetëra punojës

_91896842_031511034-2Apple ka pushuar një numër punëtorësh në një dyqan në Brisbane, Australi, në mes të akuzave se ato shpërndanë foto të konsumatorëve femra dhe kolegeve dhe për ta bërë akoma më qesharake vlerësonin trupat e tyre në një shkallë, nga 1 deri tek 10.

Curier-Mail i Brisbane, tha se dhjetëra foto janë marrë pa dijeni apo miratim dhe se imazhe të tjera janë vjedhur nga telefonat e konsumatorëve.

Apple konfirmoi një hetim dhe tha se “disa” vende pune janë eleminuar. Por tha se hetimi i tyre deri më tani nuk ka treguar nëse është vjedhur ndonjë foto. Asnjë nuk është fotografuar pa miratim, tregoi hetimi.

Foto intime

Fotot – përfshirë 100 fotografi intime sipas Courier-Mail – thuhet se janë shpërndarë.

Gazeta tha se shkelja e mundshme e privatësisë erdhi në dritë kur një bashkëpunëtor vuri re një teknik të dyqanit që po shikonte në telefonin e një klienti, në dhomën e riparimeve.

Një anëtar i stafit i tha gazetës se ishin të shqetësuar se e njëjta gjë mund të jetë duke ndodhur në  dyqanet e tjerë të Apple në Australi, duke përfshirë edhe në Sidney.

Apple tha se akuzat, nëse të vërteta, do të përbëjnë një shkelje të politikave të kompanisë të bërjes së biznesit. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>