Investim

Apple përdor nxehtësinë e gjeneruar nga qendra e të dhënave për të ngrohur shtëpitë

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Procesi gjatë të cilit shndërron metanin në energji do të lirojë një fertilizues të pasur me nutrient të cilin Apple gjithashtu do e kthejë tek fermerët lokal për ta përdorur në fushat e tyre Apple përdor nxehtësinë e gjeneruar nga qendra e të dhënave për të ngrohur shtëpitë

Apple ka filluar ndërtimin e një qendre të dhënash në Danimarkë me një ide inovative sesi të sigurojë energji për qendrën përmes energjive të riciklueshme duke e ndarë edhe me komunitetin.

Nxehtësia e gjeneruar nga qendra e të dhënave do të dërgohet në sistemin lokal të ngrohjes duke siguruar ngrohje për komunitetin dhe shtëpitë që e rrethojnë atë.

Qendra e të dhënave në Jutland do të sigurojë energji nga riciklimi i mbetjeve të fermave. Apple është duke punuar së afërmi me Universitetin Aarhus në një sistem i cili gjeneron metan nga mbetjet.

Procesi gjatë të cilit shndërron metanin në energji do të lirojë një fertilizues të pasur me nutrient të cilin Apple gjithashtu do e kthejë tek fermerët lokal për ta përdorur në fushat e tyre.

Kompania siguroi se qendra do të sigurojë energji vetëm nga mbetjet e fermave si dhe nuk do të vërë në rrezik për asnjë koment komunitetin lokal. Apple është duke ndërtuar një tjetër qendër të dhënash në Irlandë e cila siguron energji nga valët oqeanike. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>