Menaxhim Projektesh

Apple paguan 21 milionë $ për licencimin e orës zviceriane

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Apple paguan 21 milionë $ për licencimin e orës zviceriane

Nga të gjitha karakteristikat e produkteve të Apple, kujt do t’i shkonte mendja se ikona e një ore do të shkaktonte kaq polemika?

Shumë pak kohë pasi Apple lançoi orën e re për iPad-in, si pjesë e sistemit të ri operativ iOS 6 në mes të shtatorit, kompania u akuzua se kishte kopjuar dizajnin e shërbimit zvicerian të hekurudhave.

Ora zviceriane në fjalë është dizajnuar për herë të parë nga Hans Hilfiker në vitin 1940 dhe konsiderohet si një simbol i kompanisë dhe vetë shtetit.

Fillimisht Hekurudha Federale Zviceriane kërcënoi se do të ndërmerrte masa ligjore por më pas, brenda disa javëve, Apple pranoi të licenconte dizajnin e orës.

Në fakt, kompania është akuzuar herë pas here për kopjim karakteristikash

Në atë kohë, detajet e marrëveshjes mbeteshin të fshehta, por publikimi i zvicerianes Tages-Anzeiger raporton se Apple ka paguar 21 milionë $ për të liçensuar dizajnin e orës e për ta përdorur atë në iPad.

Kjo shumë është vërtet e vogël për një kompani që ka mbi 100 miliardë $ cash, por ajo tregon simbolikisht dëshiren e Apple për të respektuar pronën intelektuale.

Në fakt, kompania është akuzuar herë pas here për kopjim karakteristikash. Ish shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs deklaroi njëherë se kishte marrë dizajnin e mouse-t dhe ndërfaqes grafike nga Xerox, duke e shpjeguar veprimin me shprehjen e Pikasos se “Artistët e mirë kopjojnë, artistët e mëdhenj vjedhin.” (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>