Aplikacione

Apple paditet nga universiteti tajvanez

Aug 2 2012
0 Shpërndarje
Apple paditet nga universiteti tajvanez

Apple përfshihet në një gjyq tjetër për patentat – kësaj radhe me një universitet nga Taivani.

Universiteti Kombëtar Cheng Kung (NCKU) në Taivan dorëzoi në njëren prej gjykatave amerikane një padi sipas së cilës pretendohet një cënim patente nga ana e Apple. Beteja ligjore lidhet me Siri-n, asistentin personal inteligjent të iPhone, i cili përdor një sistem të njohjes së fjalëve. Siri të ndihmon gjithashtu të japësh komanda për smartfonin me anë të zërit.

Ende nuk dihet se sa dëmshpërblim kërkon Universiteti Cheng Kung. Sipas tij, Apple cënon dy patenta amerikane që i janë dhënë universitetit në 2007-ën dhe 2010-ën.

“NCKU ka pësuar dëme monetare në një shumë që është ende e papërcaktuar dhe do të vazhdojë të pësojë dëme nëse Apple vazhdon të lejoj përdorimin e këtij aplikacioni”, thuhej në dokumentet zyrtare, të cilat u dorëzuan nga avokati i universitetit Winston O. Huff ditën e premte.

Menaxheri ligjor i universitetit, Yama Chen u shpreh se, “Ne e dërguam padinë në Gjykatën e Teksasit pasi atje procedohet më shpejt dhe zakonisht anon nga dhënia e vëndimeve për zotëruesit e patentave. Edhe dëmshpërblimet janë në vlera të larta.”

Kompania nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike deri tani. Kjo pjesëmarrje nëpër Gjykata i bashkohet betejës ligjore që Apple sapo ka nisur me Samsung. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>