Siguri

Apple: Nuk kishim dijeni rreth sulmit të NSA-së në iPhone

Jan 2 2014
0 Shpërndarje
Apple: Nuk kishim dijeni rreth sulmit të NSA-së në iPhone

Par7753634-4530Kompania Apple ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për përpjekjet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë për të hakuar telefonat iPhone dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë këtë agjenci që të vendoste “dyer të pasme” në produktet e veta.

Kompania me bazë në Kaliforni publikoi një deklaratë të fuqishme si reagim ndaj artikullit të fundit nga revista gjermane Der Spiegel, e cila raportoi që analistët e NSA-së i referohen për së brendshmi përdoruesve të iPhone si “mumie” të cilët “paguajnë për mbikëqyrjen e vetvetes”. “Apple asnjëherë nuk ka punuar me NSA-në për të krijuar një derë të pasme në ndonjërin nga produktet tona, duke përfshirë iPhone,” tha një zëdhënës i Apple në një e-mail.

Sidoqoftë, Der Spiegel publikoi një numër të “slajdeve”, duke treguar divizionin e hakimit të agjencisë – të njohur brenda si Operacionet për Qasje të Qepur, ose divizioni TAO. Në një “slajd” përshkruhej një futje e softuerit të NSA-së të quajtur DROPOUTJEEP. Agjencia e përshkroi DROPOUTJEEP si një “implant softuerik për iPhone të Apple” që ka të gjitha mundësitë e dobishme të spiunimit.

DROPOUTJEEP mund të fus ose marrë informacione në iPhone, të lexojë SMS, lista të kontakteve, porositë me zë dhe gjeolokacionin e një personi, si nga telefoni, ashtu edhe nga shtyllat e afërta të celularëve. Ai po ashtu mund ta kthejë pajisjen iPhone në një mikrofon, duke e kthyer mikrofonin e vetë telefonit si një pajisje incizimi dhe kapësi të fotografive përgjatë kamerës së pajisjes iPhone.

Por raporti i Der Spiegel është i bazuar në informacione që janë para më tepër se pesë viteve. “Slajdi”, që daton nga janari i vitit 2007 dhe i përditësuar së fundi në tetor të vitit 2008, thotë që agjencia kërkon përafrim të afërt fizik në iPhone për ta instaluar DROPOUTJEEP. “Lëshimi fillestar i DROPOUTJEEP do të përqendrohet në instalim të implantit përgjatë metodave për qasje të afërt,” thuhet në “slajdin” e NSA-së.

Më pas, “Një mundësi për instalim nga larg do të përdoret për një lëshim të ardhshëm.” Duke u bazuar në kohën e raportit, agjencia mund të kishte qasje në sistemin iOS5 të kompanisë Apple. Apple lëshoi sistemin e vet të fundit operativ iOS7 gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Pavarësisht nga kjo, aktivistët e privatësisë thonë që mundësitë e agjencisë janë zgjeruar, gjatë pesë viteve të fundit.

“Paramendoni se çfarë janë ato tani,” tha Christopher Soghoian, që është këshilltar i teknologjisë në Unionin Amerikan për Liritë Civile, në Twitter. Ndërkohë Apple ka mohuar përfshirjen. “Ne nuk kemi qenë në dijeni për këtë program të NSA-së që dyshohet se ka synuar produktet tona,” tha Apple në një deklaratë.

“Skuadra jonë është në vazhdimësi duke i bërë produktet tona edhe më të sigurta dhe ne e bëjmë atë të lehtë për konsumatorë që t’i mbajnë softuerët të përditësuar me avancimet më të fundit.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>