Business & Management

Apple nuk e shikon Amazon si një konkurrente

Sep 14 2014
0 Shpërndarje
Apple nuk e shikon Amazon si një konkurrente

jeff-bezos-sad-2Shefi ekzekutiv i Apple,Tim Cook, u shpreh gjatë një interviste të premten, se ai e sheh Facebook-un si një partner, Google si një konkurrent ndërsa Amazon…asgjë. Kur gazetari pyeti Cook se cilat kompani mund të ishin rivalët e Apple, ai tha se Google qëndronte si një konkurrent tepër i fortë, mbi gjithë të tjerët.

Për shkak se Apple nuk përfshin në planet e saj të ardhshme hyrjen në rrjetet sociale, ai tha se Facebook dhe Twitter janë partner të një niveli shumë të lartë.

Përsa i përket Amazon ai u shpreh se nuk kanë shumë lidhje me të. “Amazon ka prezantuar një telefon të cilin në pak vende e shohim, ata kanë hedhur në treg disa tabletë, por nuk janë një kompani e mirëfilltë prodhimi.

Apple është një kompani prodhimi ndaj nga ky këndvështrim Amazon nuk do të thotë diçka për Apple” – u shpreh Cook. Ai gjithashtu shtoi se nuk mendon që Amazon në të ardhmen do të jetë një kompani prodhimi e suksesshme, për tu pasur frikë, siç është Apple.

Në muajin korrik Amazon prezantoi smartfonin e saj të parë “Amazon Fire Phone” . Që në ditët e para ky telefon mori shumë kritika dhe Amazon u detyrua ta ulte çmimin e tij. Raportet tregojnë se shitjet e këtij smartfoni po ulen me ritme të larta që nga dita e hedhjes në treg. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>