Business & Management

Apple në heshtje blen startup-in BookLamp për të sfiduar Amazon-in

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Apple në heshtje blen startup-in BookLamp për të sfiduar Amazon-in

screen-shot-2014-07-25-at-8-38-51-pmSipas informacioneve të zbuluara nga TechCrunch, Apple bleu një kompani të quajtur BookLamp më herët gjatë këtij viti për 10-15 milionë dollarë. Startup-i i nisur, ishte referuar si “Pandora për libra,” duke përfshirë një sistem të njohur si Projekti i Gjenomit të Librit, që do të mund të rekomandonte libra duke u bazuar në analizat e teksteve dhe vlerësimet e kaluara të librave të tjerë nga përdoruesit.

Sipas TechCrunch, disa punonjës të BookLamp-it kanë kaluar në Kaliforni që kur startup-i lajmëroi mbylljen gjatë muajit prill. Duket që kësaj here, edhe Apple edhe Amazon ishin duke shprehur interesim në blerjen e kompanisë. Amazon përfundimisht u tërhoq dhe bleu GoodReads në vend të këtij startup-i, duke ia lënë BookLamp-in Apple-it.

BookLamp ende ka zyrat e veta në Idaho, por ka hapur një zyrë të re në Cupertino, ndonëse burimet e TechCrunch-it thonë që asnjë punonjës nuk punon në asnjërën ndërtesë. Në vend të kësaj, të gjithë punonjësit tani janë në Apple, që me siguri janë duke punuar në përmirësim të kërkimit ose makinës së rekomandimeve për shërbimin iBooks të Apple. Apple ka konfirmuar blerjen për Re/code. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>