Siguri

Apple ndryshon opsionet për siguri në Mac

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Apple ndryshon opsionet për siguri në Mac

Apple ka bërë me dije se është duke punuar në shtimin e një veçorie të re automatike në sistemin e ri operativ OS X Mountaion Lion, dhe ka pranuar se edhe kompjuterët Mac mund të infektohen me virus.

Apple, që ishte ballafaquar me kritika të ashpra për reagimin e vet ndaj sulmit keqdashës Flashback më herët gjatë pranverës së këtij viti, duket të ketë ndryshuar qasjen e vet ndaj sigurisë në një kohë kur sistemi i vet operativ Mac OS X është duke u bërë më atraktiv për kriminelët kibernetik.

Ndërmarrja së fundi në heshtje ndryshoi qëndrimin e vet që e kishte për kompjuterët Mac, duke thënë që ata janë të ndërtuar të sigurtë dhe më nuk do të jenë të depërtueshëm nga viruset. Për shembull, Apple ishte raportuar që është duke e vendosur një veçori të re në sistemin e vet të ri operativ OS X 10.8 Mountain Lion që automatikisht do të azhurnoj kompjuterët Mac me arrnimet dhe mbrojtjet më të fundit në siguri.

Për më tepër, gjatë conferences së mbajtur në muajin qershor, punonjësit e Apple folën poashtu edhe për një veçori të re të quajtur PowerNap, që do të mundësoj shkarkimin e azhurnimeve për siguri edhe nëse sistemet mbahen në opsionin “sleep mode”.

Veçoritë si këto janë duke marrë disa vlerësime pozitive nga ekspertët e sigurisë, disa prej të cilët në të kaluarën kanë qenë kritikues ndaj dobësive të Apple në siguri.

Hulumtuesit e sigurisë kanë paralajmëruar që me popullaritetin e sistemeve të Apple të lidhura në internet, ndërmarrja mund të pres më tepër interes nga hakerët dhe mashtruesit. Edhe para sulmit keqdashës Flashback, ka qenë një ngritje në numër e sulmeve në sistemet e Apple gjatë vitit të kaluar, nga cunami deri tek programi i rremë antivirus që mbron kompjuterët Mac.

Sidoqoftë, ishte sulmi Flashback që infektoi më tepër se 600,000 Mac në mbarë botën, që e vendosi ndërmarrjen dhe veprimtaritë e sigurisë në qendër të vëmendjes. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>