Business & Management

Apple ndalon shitjet online në Rusi, shkak zhvlerësimi drastik i monedhës vendase

Dec 17 2014
0 Shpërndarje
Apple ndalon shitjet online në Rusi, shkak zhvlerësimi drastik i monedhës vendase

Screen_ShotSipas raportimeve që vijnë nga Bloomberg, Apple po ndalon shitjet online në Rusi për shkak të luhatjeve ekstreme të monedhës vendase. Përgjatë 12 muajve të fundit vlera e rublës ka rënë me më shumë se 50 % ndaj dollarit amerikan duke destabilizuar ekonominë Ruse.

Kjo rënie po e bënte të vështirë për qytetarët Rusë të blinin produkte të importuara, ndërsa lëvizja e Apple sugjeron se gjërat mundet të shkojnë edhe më keq. Shumë kompani të huaja kanë vendosur të ndalojnë pranimin e monedhës e cila vazhdon rënien e saj në çdo javë që kalon.

Ekzistojnë tre faktorë madhor që po kontribuojnë në kolapsin ekonomik të Rusisë të cilët gjithashtu po dëmtojnë rublen. Rënia e çmimit të naftës dhe gazit ishte një ndër faktorët kryesor duke pasur parasysh se sektori energjitik në vend është ai që sjell më shumë të ardhura nga kapitali i huaj në vend. Sanksionet ekonomike perëndimore të aplikuara në përgjigje ndaj pushtimit të Krimesë gjithashtu kanë dëmtuar Rusinë. Në fund, shumë qytetarë Rusë, sidomos ato të pasurit, kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit. Afro 100 miliard dollar është kapitali që mendohet të largohet nga Rusia këtë vit. Në javët e fundit, presidenti Rus Vladimir Putin ka ndërmarrë masa drastike për të ndryshuar kursin e ekonomisë së vendit.

Apple, një brend global i një profile të lartë, padyshim do të shtojë më shumë benzinë zjarrit. “Ne po përballemi me një krizë ekonomike” tha Natalia V. Akindova, profesoreshë ekonomie, për The New York Times. “Po përballemi me një zhvlerësim të rublës në një kohë ku banka qendrore nuk ka rezervat e duhura për të influencuar në treg”. Rusia ka qenë një ndër perspektivat me pritshmëri të lartë të Apple sepse bëhej fjalë për një treg në zhvillimit me qytetarë goxha të pasur. Tashmë, rubla është shumë e paqëndrueshme për ti besuar. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>