Business & Management

Apple mund të fitojë 4 miliardë $ nga marrëveshje për iPad në Turqi

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Apple mund të fitojë 4 miliardë $ nga marrëveshje për iPad në Turqi

ipad-mini-retina-4Është raportuar se shefi ekzekutiv i kompanisë Apple do të shkojë në Turqi gjatë shkurtit për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të dyqanit të parë të shitjeve me pakicë në këtë shtet, por po ashtu të bisedojë për një marrëveshje me vlerë prej 4 miliardë dollarësh për iPad me zyrtarët e këtij vendi, raporton Emlakkulisi.

iPad i Apple mund të ishte një zgjidhje për “FATIH Project” të Turqisë që synon të sjell pajisjet moderne kompjuterike në klasa. Nëse Apple e fiton këtë mundësi, qeveria turke do të blejë 10.6 milionë tabletë në fazën e parë, ku më pas pritet të blihen edhe 2 -2.5 milionë iPad të tjerë.

Marrëveshja pritet të jetë me vlerë prej 3-4 miliardë dollarë për Apple gjatë një periudhe prej katër vitesh. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tashmë ka parë selinë qendrore të Apple në Kaliforni gjatë majit, gjatë një vizite që me siguri kishte të bënte më tepër me projektin edukativ FATIH.

Dyqani i Apple në Turqi pritet të hapet në Qendrën Zorlu në Stamboll, një lokacion prej më tepër se 1,997 metrave katrorë që është raportuar se do ta ketë një strukturë xhami që është e ngjashme me dyqanin për shitje me pakicë të Apple në Bulevardin e Pestë në Nju Jork.

Apple ka konfirmuar që ka arritur të bëjë një marrëveshje për iPhone me China Mobile, që është operatori më i madh mobil në botë, që do të mund të sillte 13 miliardë dollarë fitime vetëm gjatë vitit të ardhshëm. (CIO Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>