Siguri

Apple mohon mundësinë e kompromentimit të iCloud, llogaritë individuale kanë qenë objektivi

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Apple mohon mundësinë e kompromentimit të iCloud, llogaritë individuale kanë qenë objektivi

apple-store-786x305Pas një investigimi të brendshëm, Apple pretendon se shërbimi i saj iCloud dhe “Find my Phone” nuk janë kompromentuar gjatë publikimit të disa imazheve private kohët e fundit.

Apple shpjegoi për median: “Ne donim të ofronim një informacion lidhur me investigimin tonë ndaj kompromentimit të disa imazheve private. Kur ne mësuam rreth këtij abuzimi menjëherë jemi mobilizuar për të zbuluar burimin. Privatësia dhe siguria e konsumatorëve tanë janë shumë të rëndësishme për ne.

Pas më shumë se dyzet orësh investigim mësuam se disa prej këtyre llogarive janë kompromentuar nga një sulm i qëllimshëm individual përmes pyetjeve të sigurisë e cila tashmë është mjaft e zakonshme në internet. Asnjë prej rasteve nuk ka rezultuar në ndojnë dobësi në sistemin e iPhone përfshi iCloud dhe Find my iPhone.”

Pra Apple sugjeron se ato ranë viktimë e një teknike të quajtur “inxhinieri sociale” dhe nuk ka të bëjë me një hakim teknik lidhur më një problem të shërbimit. Me gjithë qëndrimin e Apple të ditës së djeshme kompania do ta ketë të vështirë të ndërtojë besimin tek konsumatorët e iCloud. Një dëm i konsiderueshëm i është bërë reputacioni të saj. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>