Business & Management

Apple, Microsoft dhe Sony kanë shitur 4000 patenta smartfonësh për 900 milion $

Dec 26 2014
0 Shpërndarje
Apple, Microsoft dhe Sony kanë shitur 4000 patenta smartfonësh për 900 milion $

apple-wwdc-2013-keynote-0513-2Gjigandi Apple dhe disa kompani të një profili të lartë kanë shitur 4000 patenta smartfonësh për 900 milion dollar tek një kompani tjetër amerikane e njohur si RPX Corporation. Kjo kompani pretendon se ka sjellë një efikasitet në tregun e patentave mobile, duke siguruar një alternativë racionale krahas një çështjeje gjyqësore që jemi mësuar të shohim gjatë përplasjes së gjigandëve.

Konsorciumi drejtuar nga Apple i cili përfshin Microsoft, Blackberry, Ericsson dhe Sony, ka shitur patentat e blera fillimisht për 4.5 miliard dollar katër vite më parë. Kompania RDX ka në plan të licencojë patentat tek një grup tjetër prej 30 kompanish, përfshi Google dhe Cisco Systems.

Marrëveshja pritet ti japë fund serive të sagës së gjykimeve mes Samsung, Apple dhe Microsoft. Në të shumtën e rasteve kemi parë që kompanitë e këtij konsorciumi drejtuar nga Apple kanë përfunduar në “luftë” nëpër gjykata për patenta që kishin të bënin me teknologjinë e smartfonëve si përshembull navigimin përmes dokumenteve.

“Njoftimi i ditës së sotme do të thotë lajme të mira për industrinë duke qenë se sistemi ynë i patentave promovon inovacionin” tha Erich Andersen, zëvendës president dhe këshilltar i përgjithshëm pranë Microsoft.

Blackberry dhe Google nuk bënë asnjë koment. Apple, Ericsson dhe Sony nuk iu përgjigjën kërkesës për koment menjëherë. Kjo është një tendencë për tu larguar atyre gjyqeve të shtrenjta të patentave. Të drejtat mbi patentat vazhdimisht kanë penguar konkurrentët të përfitojnë nga idetë origjinale të kompanive.

Po ky konsorcium arriti të fitonte një betejë më Google duke blerë portofolin e patentave të Nortel menjëherë pasi kjo e fundit shpalli falimentimin në 2011. Konsorciumi më pas ngriti një padi bazuar në këto patenta ndaj Google dhe prodhuesit të pajisjeve Android Samsung, Huawei dhe HTC në 2013. Më vonë kjo padi u tërhoq mbi terma të pa qartësuara. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>