Slider

Apple me MacBook të ri dhe një Retinë më të hollë për MacBook Pro

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
Apple me MacBook të ri dhe një Retinë më të hollë për MacBook Pro

Siç pritej, Apple njoftoi përditësime në linjën e notebook-ëve të tij. Së pari, ishte MacBook Air, i cili mori një proçesor Intel të gjeneratës së tretë Ivy Bridge, me një grafikë Intel HD 4000, kamera 720p dhe një suport për USB 3.0. Modeli i vogël 11 inç kishte një proçesor 1.7GHz Core i5 dhe 4GB RAM me një çmim 999$. Të dy kishin një rezolucion 1366×768 dhe jetëgjatësia e baterisë shkonte deri në 5 orë. Ndërkohë, modeli 13 inç i MacBook Air kishte një proçesor 1.8GHz Core i5, 4GB RAM, që mund të arrinte deri në 8GB me një jetëgjatësi baterie deri në 7 orë dhe çmimi varionte nga 1199$-1499$.

Linja e MacBook Pro është përditësuar me proçesorët më të fundit të Intel, grafikët e Nvidia dhe USB 3.0, por të gjithë ishin 15.4 inç me grafikë Retinë, të cilët përfaqësonin gjeneratën e re të notebook-ëve profesionalë të Apple. Ky MacBook i ri është 0.71 inç më i hollë dhe peshon më pak se 2 kg. Ekrani 15.4 inç është 220ppi, me një rezolucion 2880×1800. Apple pretendon se është përmirësuar pamja nga këndet dhe është ulur shkëlqimi me 75%.

Laptopi karkterizohet nga një proçesor 2.3GHz quad-core i7, e shoqëruar me 8GB RAM, USB 3.0 dhe një kartë grafike Nvidia GeForce GT 650M. Çmimi i tij shkon në 2.199$. Gjithashtu mund t’i bëni dhe përditësime të reja deri në 16GB RAM, proçesor deri në 2.7GHz, por këto shtesa kanë çmim të shtrenjtë. (CIO Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>