Siguri

Apple mbyll vrimën e phishing-ut

Jul 4 2011
0 Shpërndarje
Apple mbyll vrimën e phishing-ut

altApple më në fund ka mbyllur vrimën që kishte identifikuar para dy muajve në uebfaqen zhvilluese të Apple, një vrimë e cila mund të dërgonte deri tek sulmet phishing kundër Mac OS X, iPad, dhe zhvilluesve të iPad.

Grupi i hakerëve YGN, të cilët të parët zbuluan këtë vrimë me 25 prill i treguan kompanisë Apple për problemet që mund të vinin nga ajo siç ishte drejtimi i sulmeve phishing në zhvilluesit të cilët përdornin këtë uebfaqe. Apple kishte pranuar këtë porosi me 27 prill, por nuk kishte rregulluar vrimën. Më pas YGN kishte kërcënuar se do të publikoj detajet për vrimën për audiencën e gjerë nëse Apple nuk e arnon këtë brenda një jave.

Çështja e YGN-së e cila bën skanime nëpër uebfaqe të ndryshme është e diskutueshme. Sipas ligjit të SHBA-ve, skanimi i paautorizuar konsiderohet si sulm edhe vjedhje. Sidoqoftë YGN ka gjetur vrima të ndryshme edhe në uebfaqet e McAfee dhe Oracle më herët gjatë këtij viti, vrima të cilat më pas janë arnuar nga kompanitë në fjalë.

Lajmet e fundit>