Internet

Apple lëshon në përdorim dyqanin online për Mac aplikacione

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Apple lëshon në përdorim dyqanin online për Mac aplikacione

Apple ka lëshuar në përdorim Mac App Store me mbi 1.000 aplikacione falas, dhe me pagesë, për Desktop kompjuterët Mac. Diçka ngjajshëm si dyqani për aplikacione mobile për iPhone/iPad, përdoruesit e Mac do të përdorin iTunes për shkarkim, update, dhe blerje të softuerëve të ndryshme për desktop kompjuterët e tyre.

Ueb dyqani për Mac aplikacione përmban aplikacione të ndryshme, shembull nga lojra, si Angry Birds për desktop, e deri tek mjete të dobishme, shembull Twitter klientë, dhe softuerë si Autodesk Skechbook Pro, Aperture 3…

Mac App Store ka potencial për të tërhequr shitje të softuerëve profesional nga dyqani dhe me këtë të ndryshojë mënyrën e blerjeve të softuerëve për desktop platformat. Duke ditur popullaritetin e Mobile App Store, softueri përmes Mac dyqanëve do të jetë më i lehtë për përdoruesit, dhe me këtë ndoshta do të largohet nevoja për të blerë softuer përmes CD.

Mac App Store është në dispozicion për Snow Leopard përdoruesit, pas upgrade softuerik të Mac OS X në v10.6.6.

 

Lajmet e fundit>