Business & Management

Apple kryeson tregun e tabletëve me 70% në tremujorin e dytë

Aug 16 2012
0 Shpërndarje
Apple kryeson tregun e tabletëve me 70% në tremujorin e dytë

Sipas një firme hulumtimi, Apple vazhdon të dominojë tregun e tabletëve edhe në tremujorin e dytë të vitit.

Kompania me zyra në Kupertino, Kaliforni shiti 24.4 milionë tabletë deri në 30 qershor 2012 duke kapur 70% të tregut. Kjo shifër është më e madhe se ajo e tremujorit të parë të këtij viti, ku iPad arrinte 58% të tregut.

Apple po ashtu deklaroi shitje rekord të iPad-it në çerekun e dytë të vitit, me 17 milionë të tilla të shitura, që përbëjnë një rritje prej 84% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Apple po bën veprimet e duhura për të rindërtuar pozicionin e saj kryesues në tregun e tabletëve”, u shpreh Rhoda Alexander, drejtore e iSuppli. “Me prezantimin e versionit prej 7 inç të iPad në shtator, Apple po dërgon një mesazh të qartë mbi planet e saj dominuese afatgjata.”

Kompania ndiqet nga koreanët e Samsung-ut, me një diferencë të madhe nga vendi i parë: vetëm 2.3 milionë tabletë të shitur të të gjitha llojeve. Kjo përbën 9.2% të tregut ose 1/7 e Apple.

Në vijim renditen Amazon, Asus dhe Barnes & Noble. Shitjet e tyre në total nuk arrijnë as Samsung-un. Shitjet e Amazon-it ranë me 13% tremujor pas tremujori ndërsa ato të Barnes & Noble, që kanë nënshkruar një kontratë 605 milionë dollarëshe me Microsoft, u ulën me 25%.

Nuk duhet harruar fakti se Apple do të përballet së shpejti me rezultatet që vijnë nga konkurrenca e Nexus 7Google që kushton vetëm 199$ si dhe me tabletin Microsoft Surface, të cilit nuk i është përcaktuar ende çmimi. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>