Slider

Apple kritikohet për kushtet e këqija të fabrikave në Kinë

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Apple kritikohet për kushtet e këqija të fabrikave në Kinë

apple_logo_blk_certified-100044139-galleryMe sa duket Apple është protagoniste e një skandali tjetër. Këtë herë kompania është sulmuar për mënyrën se si trajtohen punonjësit e saj në një fabrikë në Kinë, duke detyruar drejtuesit e Apple të dërgojnë një skuadër drejt saj për të investiguar.

Sipas një raporti të China Labor Watch dhe Green America punonjësit e kësaj fabrike detyrohen të punojnë jashtë orarit në kushte ku mund të rrezikojnë jetën, marrin paga të ulta dhe janë tepër të ekspozuar ndaj lëndëve kimike. Kjo fabrikë ndodhet në Suqian, Kinë. China Labor Watch tha se e kishte kontrolluar këtë fabrikë 16 muaj më parë dhe rezultatet ia dërgoi Apple në mënyrë diskrete. Mësohet se kjo e fundit mori masa, por kushtet aktuale vërtetojnë të kundërtën.

Skuadra e hetimit u dërgua muajin e kaluar, ndërkohë që raporti i plotë u publikua të enjten. Sipas tij Apple ka bërë përpjekje për të përmirësuar standardet e sigurisë dhe kushte të tjera, por ka ende shumë punë për të bërë. Gjatë hetimit u gjetën 22 shkelje ndër të cilat ishin mungesa e pajisjeve mbrojtëse ndaj kimikateve, zgjatja e orarit të punës, pagesa jokorrekte etj. Kompania Apple u shpreh se do të merrte sërish masa më të forta. Ajo shtoi se puna e tyre kurrë nuk përfundon dhe se janë në kërkim të zhvillimeve të herëpashershme. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>