Business & Management

Apple kërkon më shumë kontroll mbi produktet e saj

Apr 5 2017
0 Shpërndarje
Strategjia ka reduktuar ndjeshëm varësinë e Apple ndaj furnizuesve të jashtëm si ARM shprehen analistët. Apple kërkon më shumë kontroll mbi produktet e saj Photo Source: Reuters

Vendimi i Apple për të ndaluar liçensimin e çipeve grafike nga Imagination Technologies është lëvizja e parë dhe e qartë e prodhuesit të iPhone për të marrë më shumë kontroll mbi teknologjitë bazë të produkteve të saj.

Strategjia ka reduktuar ndjeshëm varësinë e Apple ndaj furnizuesve të jashtëm si ARM shprehen analistët. Vite më parë Apple përdoret dizajnet e ARM për të zhvilluar procesorin për iPhone, ndërsa sot licenson vetëm arkitekturën bazike të saj çipet e kompanisë.

Së fundi Apple bleu kompaninë e njohur të kufjeve Beats Electronics, një marrëveshje 3 miliard dollarëshe e nënshkruar në 2014-ën duke hequr nga qarkullimi çipet aktuale të audio për ti zëvendësuar me çipin W1.

“Apple shporri tutje të gjithë furnizesit dhe zëvendësoi 5 çipe me një të vetëm,” u shpreh analisti i TechInsights, Jim Morrison.

Shumica e prodhuesve mbështeten tek furnizuesit e jashtëm për dizajnet e çipeve. Si rezultat mundësi të arta dolën në pah për ARM, Qualcomm, e madje edhe Nvidia.

Sot Apple ësht shndërruar në një kompani aq të madhe saqë mund të krijojë vetë dizajnet e saj, të licensojë komponentë të ndryshëm dhe të ndërtojë mbi to. Avantazhet janë të shumta sepse së pari redukton kompleksitetin dhe problemet që mund të lindin. Në të njëjtën kohë e ndihmon kompaninë të ecë më shpejtë dhe të kursejë më shumë para ndërsa fokusohet në teknologji të reja si realiteti virtual.

Edhe përpara se të lajmëronte shkëputjen nga Imagination Technologies, Apple kishte lënë të kuptohej se dëshironte të ndërtojë procesorin e saj grafik. E filloi me një aplikacion Metal ku zhvilluesit mund ti “komunikonin” çipit grafik të Apple.

Apple shpenzon vetëm 75 milion dollar në vit në licensim të çipeve të Imagination. Por kostoja e licensimit edhe tek dizajnerët e çipeve është tjetër gjë dhe mund ti kushtojë shumë kompanisë. Së fundi Apple paditi në gjykatë Qualcomm duke i kërkuar 1 miliard dollar për termat abuzive të licensimit. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>