Harduer

Apple ka në plan të nxjerrë një Retina MacBook Air në tremujorin e tretë të 2013

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Apple ka në plan të nxjerrë një Retina MacBook Air në tremujorin e tretë të 2013

macbookair retinaGazeta Tajvaneze “The Tiawanese Economic Times” raporton se Apple po përgatitet për të nxjerrë një MacBook Air të ri në tremujorin e tretë të 2013.

Azhurnimet nuk do të jenë vetëm të brendshme, por mund të ketë dhe ndryshime nga pamja e jashtme. Këtu përfshihet një ekran Retina i ri. Deri tani Apple ka dy variante laptopësh: MacBook Pro dhe Air. Pro ka dy versione, atë me Retina ose jo, ndërsa Air është vetëm i disponueshëm me Retina.

Retina 13 inç u kritikua në aspektin e shpejtësisë. Problemi qëndronte të GPU e cila nuk mund të përballonte piksela shtesë. Kjo është më se e kuptueshme pasi për shkak të strukturës së vet, nuk ka vend për GPU të dedikuar. Çmimi mund të jetë një problem tjetër pasi Apple nuk ofron asnjë model të lirë.

Versioni 64 GB Air fillon me çmimin 999 $. iPad-i ka një çmim më të ulët, por nuk është aq i fuqishëm sa MacBook Air. Shtimi i Retinas e ngre vlerën e produktit me 200 $, një gjë që do të çonte vendosjen e çmimit fillestar në 1,199 $.

Ekzistojnë spekullime se hapësira do të rritet nga 64 GB në 128 GB ndërsa RAM-i do të azhurnohet nga 4 GB në 8 GB . (CIO Albanian)

Tags >

Applemac
Lajmet e fundit>