Business & Management

Apple investon 200 milion dollar në prodhuesin e xhamave të telefonëve Corning

May 15 2017
0 Shpërndarje
Corning, një partner prej kohësh i Apple, do të përdorë këtë investim kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe fabrikat e saj. Apple investon 200 milion dollar në prodhuesin e xhamave të telefonëve Corning Photo Source: Bloomberg

Apple do të investojë në kompaninë e prodhimit të xhamave për telefonët plot 200 milion dollar.

Corning, një partner prej kohësh i Apple, do të përdorë këtë investim kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe fabrikat e saj. Disa para gjithashtu do të shkojnë në drejtim të hulumtimeve dhe zhvillimit.

Bashkëpunimi mes Apple dhe Corning filloi 10 vite më parë me telefonin e parë të kompanisë, iPhone. Shefi ekzekutiv Tim Cook ishte shprehur më herët se do të investonte 1 miliard dollar në kompanitë të cilat merreshin me prodhimin e komponentëve për telefonët.

Mbi 2 milion vende pune janë si rezultat i Apple dhe investimi më i fundit do të shtojë edhe 1,000 vende të reja në SHBA duke përmbushur kështu edhe kërkesat e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>