Internet

Apple fut në përdorim dyqanin online për aplikacione MacApple fut në përdorim dyqanin online për aplikacione

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Apple fut në përdorim dyqanin online për aplikacione MacApple fut në përdorim dyqanin online për aplikacione

Apple ka futur në përdorim Mac App Store me mbi 1000 aplikacione falas dhe me pagesë për desktop kompjuterët Mac. Diçka e ngjashme me dyqanin për aplikacione mobile për iPhone/iPad, por tani përdoruesit e Mac do të përdorin iTunes për shkarkim, update dhe blerje të softuerëve të ndryshëm për desktop kompjuterët e tyre.

Web dyqani i aplikacioneve Mac përmban aplikacione të ndryshme, për shembull nga lojra si Angry Birds për desktop e deri te mjete të dobishme si Twitter klientë dhe softuerë si Autodesk Skechbook Pro, Aperture 3. Mac App Store ka potencial për të tërhequr shitjet e softuerëve profesionalë nga dyqani dhe të ndryshojë mënyrën e blerjeve të softuerëve për desktop platformat.

Duke ditur popullaritetin e Mobile App Store, softueri përmes dyqaneve Mac do të jetë më i lehtë për përdoruesit dhe me këtë ndoshta s’do të jetë nevoja për të blerë softuerë përmes CD-ve. Mac App Store është në dispozicion për përdoruesit Snow Leopard pas upgrade softuerik të Mac OS X në v10.6.6.

Lajmet e fundit>