Business & Management

Apple fiton më shumë me shitjen e iPhone sesa i gjithë Microsoft-i

Aug 22 2012
0 Shpërndarje
Apple fiton më shumë me shitjen e iPhone sesa i gjithë Microsoft-i

Pas publikimit të rezultateve operative për tremujorin e parë të vitit 2012, u bë e qartë se nga të gjitha kompanitë teknologjike, Apple është ajo që fiton më shumë.

Në këtë periudhë, Apple arriti 39,2 miliardë dollarë të ardhura, ndërsa Microsoft kishte 17,4 miliardë. Gjëja më interesante nga e gjithë kjo është se, nga këto 39 miliardë dollarë të të ardhurave të Apple, 22 miliardë i takojnë shitjeve të iPhone. Kjo do të thotë se vetëm me shitjet e iPhone-ve, Apple arrin të ardhura më të mëdha sesa i gjithë biznesi i Microsoft-it, e kjo sigurisht që vlen edhe për fitimet.

Po ashtu, dje Apple u bë kompania më e vlefshme në histori, duke arritur vlerën (sipas kapitalizimit të tregut) e 620 miliardë dollarëve, që theu rekordin e vitit 1999, kur Microsoft vlente 619 miliardë dollarë.

Natyrisht, këtu bëhet fjalë për shifra nominale që ndoshta nuk është metoda më e besueshme e llogaritjes së vlerës sepse vlera e parasë ka rënë ndër vite, për shkak të inflacionit.

Në mënyrë që të dihen të dhënat e sakta në ekuacion do të duhej të përfshiheshin edhe faktorët e rivlerësimeve, që është një veprim më pak i ndërlikuar sesa shumëzimi i numrit të aksioneve me vlerën nominale. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>