IT Organizate

Apple Event do të fokusohet në iBooks

Jan 6 2012
0 Shpërndarje
Apple Event do të fokusohet në iBooks

Apple nuk merr pjesë në CES për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre siç bëjnë shumica e kompanive teknologjike në këtë kohë, por organizon eventin e tyre që njihet si Apple Event. Vitin e kaluar ata njoftuan për marrëveshje që kishin arritur me operatorin telefonik amerikan Verizon për iPhone4, por akoma nuk ka zyrtare se çfarë do të prezantojnë këtë vit, dhe kjo ka shkaktuar shumë thashetheme nëpër media.

Uebfaqe dhe ekspertë të ndryshëm të teknologjisë kanë publikuar supozime të ndryshme për temën e edicionit të ri të Apple Event. Thashethemet e fundit konsistojnë se këtë herë Apple do të përqendrohet në një fushë në të cilën nuk kanë pasur suksesin e zakonshëm, iBooks.

Është fakt që Apple ka dështuar të jetë një konkurrentë i denjë i Amazon.com, dhe që biznesi i tyre i librave elektronik nuk ka arritur as të afrohet me sferat tjera të kompanisë. Me synim që të rivitalizoj edhe këtë fushë të kompanisë, Apple pritet të përmirësoj aplikacionin e iBooks në pajisjet me iOS, dhe të ofroj përdoruesve të Mac mundësinë për leximin e librave në këto pajisje, ndoshta duke përdorur shërbimin iCloud që për momentin përmban vetëm muzikë.

Fox News dhe Mac Rumours supozojnë që Apple do të koncentrohet në përmirësimin e ofertës për tekste digjitale, e disa supozime tjera flasin për televizorët me brendin e Apple. Kjo e fundit ka një bazë pasi kompania ka porositur LCD ekrane 32 dhe 37 inçësh, por madhësia e tillë më shumë do të përshtatej për iMac se sa televizor.

 

Lajmet e fundit>