Computer

Apple e quan Surface një pajisje konfuze

Oct 28 2012
0 Shpërndarje
Apple e quan Surface një pajisje konfuze

Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook është shprehur se tableti i Microsoft-it, Surface është një pajisje e kompromentueshme dhe e ngatërruar.

Sipas raportimeve që vijnë nga Wall Street Journal, Cook nuk e ka përdorur ende tabletin, por u ka përcjellë analistëve gjatë një konference lajmet dhe përshtypjet të cilat ka lexuar mbi tabletin 10.6 inç të Microsoft-it.

Prandaj ai beson se është një produkt i kompromentueshëm dhe tepër konfuz.

Sipas Apple janë shitur 14 milionë iPad-ë në tremujorin e tretë të këtij viti

“Mendoj se një nga gjërat më të vështira që mund të bëhen me një produkt është të mos biesh në kompromis dhe të vendosësh qartë se çfarë dhe si do të jetë produkti.Ne e kemi bërë këtë gjë me iPad-in. Dhe përvoja e përdoruesve me të është e jashtëzakonshme.”

“Për të bërë një analogji, besoj se njerëzit, për shembull, mund ndërtojnë një makinë që fluturon dhe noton njëkohësisht, por nuk mendoj se ajo do t’i realizonte të gjitha gjërat shumë mirë”,- tha Cook.“Prandaj, mendoj se njerëzit, kur shohin iPad-in kundrejt konkurrentëve, do të dalin në përfundimin se ajo që duan vërtet është iPad-i.”

Dje, Apple deklaroi se kishte shitur 14 milionë iPad-ë në tremujorin e tretë të vitit 2012. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>