IT Organizate

Apple e pamposhtur nga Samsung

Jan 31 2012
0 Shpërndarje
Apple e pamposhtur nga Samsung

Gjykata rajonale në Manheim të Gjermanisë edhe një herë ka anuar nga Apple në padinë e ngritur nga Samsung, duke deklaruar që iPhone dhe iPad nuk shfrytëzojnë patentë të Samsungut.

Ky verdikt vjen për patentën e dytë që Samsung konsideron se shfrytëzohet nga Apple pa leje paraprake. Një javë më parë, gjykata kishte përfunduar që Apple nuk po thyente as patentën e parë për të cilën ishte akuzuar nga Samsung. Bëhet fjalë për patentën EP 1,114,528, që përshkruan një “aparaturë dhe metodë për kontrollimin e deshumëzuesit dhe shumëzuesit të përdorur për lidhje ngjashmërie në një sistem komunikues mobil.”

Pos në gjykata, të dy kompanitë po luftojnë edhe në treg. Beteja ishte goxha e ngushtë në çerekun e fundit të vitit të kaluar, me Apple që kishte shitur 37 milionë iPhone, në krahasim me Samsung që kishte shitur 36.5 milionë celularë të mençur. Shifrat janë të kompanisë Strategy Analytics.

Së bashku këto kompani tani sundojnë gati 50% të tregut të celularëve të mençur, krahasuar me 40% që kishin pasur në çerekun e tretë të vitit të kaluar.

Lajmet e fundit>