IT Organizate

Apple drejt një kompanie trilion dollarëshe

Nov 3 2017
0 Shpërndarje
Apple drejt një kompanie trilion dollarëshe

Apple po vijon ditën e sotme mësymjen drejt vlerës prej 1 trilion dollar ndërsa tre mujori i fundit fiskal ka ndihmuar stokun e saj të ngrihet në 900 miliard dollar.

Apple arriti të thyen pritshmëritë e Wall Street dhe jo vetëm por edhe drejtuesve të saj.

Prej muajsh gjigandi i iPhone i ka vënë syrin vlerës së tregut prej 1 trilion dollar dhe për këtë kompania ka vënë shpresat në iPhone X dhe produktet e saj si AirPods, iPad dhe HomePod.

Përmbushja e këtij objektivi do të ndihmonte Apple të dalë nga ajo narrativë 1 vjeçare ku thuajse vlera e aksioneve apo shitjet kanë ngelur në vend.

Në një javë vlera e aksioneve është rritur nga 156 dollar kur filloi porositë e iPhone X në 173 dollar ditën e Enjte.

Megjithatë Apple ka nevojë për tregjet e mëdha si Kina nëse dëshiron të mbajë të gjallë rritjen.

Vendi më popullsinë më të madhe në botë i sjell kompanisë 10 miliard dollar të ardhura çdo vit.

Kërkesa e lartë për iPhone X dhe debutimi në kohë i iPhone 8-ës, është një shenjë se mirë në sytë e Wall Street-it por edhe për vetëm reputacionin e kompanisë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>