IT Organizate

Apple do ti paguaj Nokia-s për patentat

Jun 14 2011
0 Shpërndarje
Apple do ti paguaj Nokia-s për patentat

Nokia dhe Apple janë pajtuar në një betejë ligjore pothuajse dy vjeçare rreth patentave që do të rezultoj me pagesën e një shumë të madhe nga ana e Apple si dhe pjesë të përfitimeve ndaj Nokia-s.

Termet financiare dhe struktura e kontratës nuk janë publikuar nga ana e Nokia-s.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Apple na është bashkuar në numrin e vazhdueshëm në rritje të të licencuarëve të Nokia-s,” tha Stephen Elop, president dhe CEO i kompanisë finlandeze.

Dy kompanitë ishin në proces gjyqësor për patenta që nga tetori i vitit 2009, kur Nokia paditi Apple në Gjykatën e Qarkut në Delaware, SHBA, duke akuzuar Apple-n se ka përdorur në mënyrë të paligjshme patentat e Nokia-s në lidhje me telekomunikim dhe lidhje pa tela në iPhone. Padia përfshinte dhjetë patenta të keqpërdorur në lidhje me mbulimin e të dhënave pa tela, kodimin e zërit, sigurinë dhe kodimin në përgjithësi.

Që nga atëherë, lufta legale ishte intensifikuar, ndërsa kompanitë vetëm sa shtonin paditë ndaj njëra tjetrës në Komisionin Ekonomik Ndërkombëtar të SHBA-ve.

Në mars të këtij viti Nokia parashtroi edhe një padi që shtonte keqpërdorimin e edhe 7 patentave tjera shtesë nga ana e Apple në celularë, music-player, tableta, dhe kompjuterë.

Marrëveshja për licensim do të rregulloj përdorimin e patentave ndërmjet dy kompanive dhe kompanitë do të tërheqin paditë nga Komisioni Ekonomik Ndërkombëtar i SHBA-ve, deklaruan nga Nokia.

Gjithashtu edhe zëdhënësi i Apple, Alan Hely tha që kompania është e kënaqur që ka arritur pajtim me Nokia-n, dhe që tani e tutje do të shikojnë për zhvillimin e bizneseve të reja.

Lajmet e fundit>