Business & Management

Apple do të shpenzojë mbi 60 milionë $ për avokatët në çështjen kundër Samsung

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Apple do të shpenzojë mbi 60 milionë $ për avokatët në çështjen kundër Samsung

Picture illustration of Apple's iPhone 5 and Samsung Electronics' Galaxy S4 taken in SeoulApple i ka paguar një firme ligjore rreth 60 milionë $ për të përgatitur çështjen kundër Samsung-ut në Gjykatën Federale të Kalifornisë, sipas dokumenteve ligjore që janë firmosur gjatë ditës së enjte.

Apple dhe Samsung gjenden prej më shumë se një viti e gjysmë në një çështje gjyqësore lidhur me pronën intelektuale. Fillimisht, Apple-it iu dha një dëmshpërblim prej rreth 1 miliard $, shifër që aktualisht është ulur në 400 milionë $.

Po ashtu, në gjykatë është dhënë vendimi që Samsung të paguajë 15.7 milionë $ për shpenzimet e Apple-it në gjykatë. Apple dhe Samsung nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me këtë vendim. Apple është shprehur se i ka paguar firmës ligjore Morrison & Foerster rreth 60 milionë $. Në këtë shifër nuk përfshihen avokatët që janë paguar më pak se 100 000 $.

Kompania ka marrë një ulje të konsiderueshme nga tarifat standarde të kompanisë Morrison & Foerster duke qenë se Apple është klient i hershëm. Referuar çështjes me Samsung-un, Apple është shprehur më parë se “kompensimi i shpenzimeve nga ana e Samsung-ut është një vendim logjik nga ana e gjykatës.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>