Business & Management

Apple do të lançojë programin e ri të shitjeve

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
Apple do të lançojë programin e ri të shitjeve

appleApple po planifikon të lancoçë një program të ri këtë muaj me qëllim të nxisë konsumatorët drejt kalimit në iPhonë të rinj, sipas Bloomberg.

Apple do të bashkëpunoj me Brightstar Corp, shpërndarës i rrjetit pa tela për promocione të produktit të shitura nga AT&T dhe T-mobile. Kjo është hera e parë që Apple paraqet një program të ri shitjesh edhe pse Apple e suporton një program riciklimi online që i lejon konsumatorët të blejnë pajisje të vjetra të Apple.

“Ata e kanë quajtur gjithmonë programin një iniciativë më të qëndrueshme se sa iniciativa e marketinGut”, tha Israel Ganot, CEO i shërbimeve elektronike Gazell. Ajo që është e reja në këtë program krahasuar me atë të riciklimit është se këtu çdo gjë do të bëhet në dyqan. Ganot beson se një arsye se pse Apple e lançon këtë program është drejt fundit të një cikli të gjatë të produkteve inovative dhe kërkon” të pastrojë ambientin” e iPhone për të sjellë modelet e reja që do vijnë në shtator ose tetor.

“Është një mënyrë e mirë për Apple që përdor këto programe për ti patur konsumatorët gjithmonë të “përditësuar” me të rejat duke ofruar një sasi monetare për pajisjet që ata nuk do të përdorin më”, tha Ganot. Bloomberg nuk ka shtuar detaje mbi programin dhe se sa shumë ky program do ti ofrojë konsumatorëve që në këmbim ata të vijnë në modelet e reja të Apple. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>