Business & Management

Apple do të investojë 2 miliard dollar në konvertimin e fabrikës së safirës në qëndër të dhënash

Feb 3 2015
0 Shpërndarje
Apple do të investojë 2 miliard dollar në konvertimin e fabrikës së safirës në qëndër të dhënash

The leaf on the Apple symbol is tinted green at the Apple flagship store on 5th Ave in New YorkApple bëri të ditur se ka në plane të investojë 2 miliard dollar për të konvertuar fabrikën e dështuar të prodhimit të xhamit prej safire në një qëndër komandimi të dhënash në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Apple, si rezultat i një bashkëpunimi me GT Advanced Techonologies, kishte ndërtuar një fabrikë të prodhimit të xhamit prej safire për smartfonët e saj në 2013.

Por ndodhi e papritura. GT Advanced Technologies shpalli falimentimit në Tetor të vitit të shkuar duke mbyllur fabrikën. Smartfonët e Apple ngelën pa xhamin e safirës. Projekti i ri multi miliarder është një nga investimet më të mëdha të realizuara nga Apple.

Ky investim besohet se do të krijojë 600 vende të reja pune në departamentet e inxhinierisë dhe ndërtimit në këtë qëndër të dhënash e cila do të furnizohet me energji kryesisht nga panelë diellor. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>