Business & Management

Apple dhe Samsung zotërojnë 100% të përfitimeve në industrinë e pajisjeve mobile

May 7 2013
0 Shpërndarje
Apple dhe Samsung zotërojnë 100% të përfitimeve në industrinë e pajisjeve mobile

samsung appleSipas të dhënave më të fundit të analistëve në Cannacord Genuity, Apple dhe Samsung nuk mund të ndalen përsa i përket zhvillimit dhe suksesit në tregun e pajisjeve mobile.

Analistët raportuan se Apple dhe Samsung vazhdojnë të ndajnë të gjitha përfitimet e industrisë të pajisjeve mobile edhe në tremujorin e parë të vitit 2013. Kjo do të thotë se nuk ekziston ende një prodhues tjetër që të mund të konkurrojë në këtë industri dhe të ndajë përfitimet me këto dy kompani gjigande.

Pavarësisht se ky lajm mund të tingëllojë si negativ për kompanitë e tjera si Nokia, Motorola apo Sony analistët theksuan se më parë këto dy kompani gjeneronin më tepër se 100% të fitimeve të kësaj industrie duke qenë se shumë kompani prodhuese smartfonësh po falimentonin.

Tani Apple dhe Samsung zotërojnë 100% të përfitimeve. Me vlera më konkrete mund të themi se Apple gjeneroi 57% të përfitimeve në fillim të këtij viti ndërsa Samsung 43%. Në tremujorine fundit të vitit 2012 Apple zotëronte 72% të përfitimeve gjë që tregon se këtë vit Samsung është pozicionuar fuqishëm.

Një fakt tjetër interesant i zbuluar nga anlistët ishte: iPhone 5 i Apple kryesonte këtë vit listën e shitjeve tek AT&T, Verizon dhe Sprint. Samsung Galaxy S3 kryesonte këtë vit listën e shitjeve tek T-Mobile. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>