Mobile

Apple dhe Samsung pajtohen për konferencë patentash

Apr 19 2012
0 Shpërndarje
Apple dhe Samsung pajtohen për konferencë patentash

Apple dhe Samsung Electronics janë pajtuar të marrin pjesë në një konferencë ‘pajtimi’ në paditë e vazhdueshme për shkelje patentash ndërmjet këtyre dy kompanive, sipas disa dokumenteve gjyqësore.

Gjykatësja Lucy Koh nga gjykata rajonale në Kalifornian Veriore të martën ka urdhëruar kompanitë të organizojnë një konferencë marrëveshjeje brenda 90 ditëve. Të dy CEO-t dhe këshillat e përgjithshëm të kompanive janë pajtuar të marrin pjesë në këtë konferencë sipas gjykatëses.

Në dhjetor të vitit të kaluar, pikërisht gjykatësja Koh kishte mohuar kërkesën e Apple për të ndaluar shitjet e katër produkteve të Samsung në SHBA – Galaxy S 4 G, Infuse 4G, Droid Charge, dhe Galaxy Tab 10.1.

Në këtë padi, Apple kishte konsistuar që Samsung ka shkelur disa patenta, përfshirë dy patentë për dizajn të iPhone, një të iPad, dhe patentë për softuerin navigues. /cio.al/

Lajmet e fundit>