Investim

Apple dhe Google po shpenzojnë qindra miliona për luftën e ardhshme në botën mobile

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Apple dhe Google po shpenzojnë qindra miliona për luftën e ardhshme në botën mobile

google-now-widgetNuk ka asnjë dyshim se prodhuesit e smartfonëve besojnë që e ardhmja e botës mobile janë asistentët personalë me komandat e zërit të aktivizuara, por aktualisht këto pajisje kanë dështuar në gjenerinmin e një niveli të lartë suksesi.

Për të konfirmuar këtë deklaratë po përmendim rezultatet e një ankete të realizuar në fillim të këtij viti: vetëm 15% e përdoruesve të iOS 7 kanë deklaruar se kanë përdorur programin Siri.

Sipas The Telegraph, përmirësimi i asistentëve dixhitalë jo vetëm që është gjithnjë e në zhvillim, por Apple dhe Google po investojnë qindra miliona dollarë për këtë teknologji në mënyrë që të tërheqin sa më shumë përdorues ndaj pajisjeve të tyre. Blerja e Topsy-it nga Apple është konsideruar si një hap madhor kundrejt rezultateve të sakta të kërkimit megjithatë, Google vazhdon të pohojë se ndodhet një hap para në këtë drejtim.

Scott Huffman, drejtor i inxhinierimit në Google është shprehur: “Ne ndjehemi shumë mirë përsa i përket konkurrencës sepse gjithcka që po ndërtojmë sot po krijohet në bazë të rankimit të kërkimeve në ueb. Duket sikur jemi përfshirë në një garë. Ne konsiderojmë talentin si faktorin më të rëndësishëm të kësaj gare krahasuar me blerjen e një sipërmarrjeje inovative me një ide magjike. Talenti në inxhinierim është ai që të klasifikon si më të kërkuarin në treg.”

Me këto fjalë të drejtuara ndaj kompanisë Apple, Google po ve gjithnjë e më tepër në dukje se inxhinierët e Google Now po ndërtojnë produktin më cilësor në treg. Në qoftë se Google do të mundet të mundet të dominojë me produktin Now tek dhomat tona të ndenjes apo tek makinat është mëse e qartë se konkurrenca midis kompanive do të përfundojë ende pa filluar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>