Business & Management

Apple dhe Google janë dy kompanitë më inovative në planet sipas Boston Consulting Group

Dec 3 2015
0 Shpërndarje
Apple dhe Google janë dy kompanitë më inovative në planet sipas Boston Consulting Group
FREMONT, CA - APRIL 18 2013: A line of robots at Tesla Motors working on the aluminum shells of the Model S eletric car, April 18, 2013 in Fremont, CA. (Photo by Winni Wintermeyer/For Manager Magazin)

(Foto Winni Wintermeyer/For Manager Magazin – Tesla Motors)

Ditën e sotme firma amerikane e konsulencës, Boston Consulting Group, publikoi analizat më të fundit të kompanive më inovative të planetit.

Ky hulumtim kryhet që nga 2005 dhe është e bazuar në intervistat e marra nga 1,500 ekzekutivë në të gjithë botën. Ky hulumtim zbuloi se në listën e 50 kompanive më inovative për herë të parë janë përfshirë: Allianz, Tata Motors, Marriott, Netflix, Gilead Sciences, Roche, Visa, NEC, BT Group dhe MasterCard.

Vendin e parë vijon të mbajë Apple ndjekur nga Google. I treti vjen Tesla Motors, kompania e Elon Musk e cila shënoi rritje rekord nga vendi i 41 në 2013-tën në vendin e tretë në 2015-tën.

Microsoft dhe Samsung vijnë në vendin e 4 dhe të 5-të respektivisht. Ky është viti i dytë me radhë që Apple dhe Google ruajnë dy vendet e para. Sipas raportit të publikuar gjithashtu mësuam se 79% të ekzekutivëve të intervistuar radhitin inovacionin si objektivin numër 1. Ndërsa 50 % e tyre argumentonin se impakti më i lartë në inovacionin e industrive kyçe globale vjen nga platformat teknologjike.

Plot ¾ e kompanive pjesë e listës së 50 firmave më inovative në botë nuk kishin të bëjnë me teknologjinë. Një industri e cila po manifeston inovacion padyshim është ajo e automobilave.

Në dhjetëshen e parë krahas Tesla bëjnë pjesë edhe Toyota(#6), BMW(#7), dhe Daimler (#10). Suprizë më vehte janë edhe kompanitë kineze si Huawei dhe Lenovo që bartin vendet 45 dhe 50 respektivisht. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>