Karriere

Apple dhe Google bien dakord të tërheqin të gjitha paditë ligjore kundër njëra – tjetrës

May 19 2014
0 Shpërndarje
Apple dhe Google bien dakord të tërheqin të gjitha paditë ligjore kundër njëra – tjetrës

gsmarena_001Betejës së gjatë ligjore mes Apple dhe Motorola Mobilty i ka ardhur fundi, me të dy kompanitë që kanë rënë dakord të tërheqin paditë aktuale kundër njëra tjetrës. Në një qëndrim lëshuar nga të dy kompanitë, ata thanë se “Apple dhe Google (që ka pasur në pronësi Motorola Mobility) kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha paditë që ekzistojnë mes dy kompanive”. Ata gjithashtu thanë se “Apple dhe Google kanë rënë dakord të punojnë së bashkë në disa sektor të reformës së patentave.

Apple dhe Motorola fillimisht patën “përplasje” së bashku në vitin 2010, me Motorolën që paditi Apple për shkeljen e disa nga patentat e saj 3G dhe më pas Apple paditi Motorolën për patentat të softuerit. Motorola madje arriti të shkaktonte një “ban” të përkohshëm të produkteve 3G të iOS në Gjermani në vitin 2011. Po të njëjtin vit, Google bleu Motorola Mobility, e cila u shikua si një lëvizje për të përfituar nga portofoli i gjerë i patentave të Motorola-s si dhe për të forcuar pozitat e Google ndaj rivalëve që shpesh hapnin padi si Apple.

Në prill të vitit 2012, çështja Apple – Motorola u tërhoq dhe u mbyll nga një gjykatë në Chicago sepse asnjëra nga kompanitë nuk kishin prova të mjaftueshme. Gjithsesi fakti se ata kanë vendosur të mbyllin çdo lloj çështje ligjore mes tyre, mbetet një vendim i mirë. Por kjo nuk ka ndonjë efekt në betejën ligjore mes Apple dhe Samsung e cila do të vazhdojë për një kohë të gjatë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>