Business & Management

Apple dhe firma Britanike e teknologjisë grafike Imagination përfundojnë në gjykatë

May 4 2017
0 Shpërndarje
Gjatë muajit Prill Imagination tha se Apple kishte njoftuar firmën Britanike se nuk do të përdorte më teknologjinë grafike të saj. Apple dhe firma Britanike e teknologjisë grafike Imagination përfundojnë në gjykatë Photo Source: Reuters

Imagination Technologies bëri të ditur se po përgatitet të dërgojë në gjykatë Apple, konsumatorin e saj më të rëndësishëm, pas shkëputjes së papritur të marrëveshjeve të licencimit mes dy kompanive.

Gjatë muajit Prill Imagination tha se Apple kishte njoftuar firmën Britanike se nuk do të përdorte më teknologjinë grafike të saj.

Në vend të teknologjisë së Imagination Apple do të zhvillojë një teknologji vetjake për të cilin firma Britanike dyshon se ka për t’ia arritur.

Humbja e një prej partnerëve më të rëndësishëm i cili siguronte 50% të të ardhurave kompanisë dërgoi aksionet e Imagination në tatëpjetë.

Apple ka përdorur teknologjisë e saj që nga debutimi i iPod ku për çdo produkt të shitur të Apple Imagination siguron të ardhura.

Imagination pritet që të shesë dy biznese të saj, teknologjinë MIPS dhe atë të konektivitetit mobil Ensigma. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>