Business & Management

Apple dhe Amazon do të ndihmojnë Foxconn për të blerë biznesin e çipeve të Toshiba

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Dy gjigandët Amerikan të teknologjinë pritet të hedhin fonde dhe interesi i tyre për Toshiban nuk është diçka e re Apple dhe Amazon do të ndihmojnë Foxconn për të blerë biznesin e çipeve të Toshiba Photo Source: Reuters

Apple dhe Amazon do të bashkojnë forcat me Foxconn për të blerë biznesin e semikonduktorëve të Toshiba raportoi gazeta financiare Nikkei duke cituar Kryetarin e Bordit të Foxconn.

Dy gjigandët Amerikan të teknologjinë pritet të hedhin fonde dhe interesi i tyre për Toshiban nuk është diçka e re. Nuk dihet se kjo marrëveshje do të thotë pjesëmarrje direkte në aksionet e Toshiba apo thjesht në fazën e financimit të saj.

Foxconn gjithashtu ka bashkëpunuar me filialin e saj Japonez për të blerë Toshiban. Prej muajsh Toshiba është në përpjekje për të shitur biznesin e saj të çipeve NAND, i dyti në botë për nga madhësia, për të mbuluar shpenzimet e falimentimit të biznesit nuklear në SHBA.

Foxconn, një furnizues i rëndësishëm i Apple, nuk favorizohet në këtë marrëveshje si rezultat i lidhjeve të ngushta me Kinën. Qeveria Japoneze ka thënë se do të bllokojë çdo marrëveshje e cila rrezikon transferimin e teknologjisë së Toshiba jashtë vendit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>