Business & Management

Apple detyrohet të paguajë shpenzimet e gjyqit të Samsung-ut

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Apple detyrohet të paguajë shpenzimet e gjyqit të Samsung-ut

Gjykata e Apelit në Angli dhe Ueills ka detyruar Apple të paguajë të gjitha shpenzimet e Samsung-ut për shkak se amerikanët publikuan një shënim “fals dhe të gabuar” për urdhrin e dhënë nga Gjykata, ku Apple duhet të kërkonte falje mbi çështjen e patentës me iPad-in.

Juria e ndërshkoi Apple, që duhet të paguajnë tashmë shpenzimet e plota që Samsung ka harxhuar për mbrojtjen ligjore.

Shuma e saktë do të bëhet e ditur më vonë. Apple ishte detyruar të postonte një shënim në faqen zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar pasi humbi apelin në tetor.

Edhe pse ata, në parim e bënë këtë gjë, teksti u gjykua që jepte mesazhin e gabuar nga juria e Gjykatës e cila i dha urdhër Apple ta ripostonte atë të korrigjuar.

Apple publikoi më pas një deklaratë të re me fjalët:

Apple Inc. Ka publikuar një deklaratë në uebfaqen zyrtare në MB lidhur me tabletët e Samsung Galaxy. Ajo deklaratë ishte e pasaktë dhe nuk përputhej me urdhrat e Gjykatës së Apelit të Anglisë dhe Ueillsit. Deklarata e saktë gjendët tek Samsung/Apple UK judgement.

Ndryshe nga SHBA, palët humbëse në çështjet ligjore në Angli dhe Ueills zakonisht paguajnë shpenzimet e kundërshtarëve të tyre, megjithatë ky vendim shihet më tepër si ndëshkim për mesazhin e postuar nga kompania në faqen zyrtare. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>